Dule: PS-LSI na mbështet
në Dropull, kemi bashkëpunim 

Dule: PS-LSI na mbështet<br />në Dropull, kemi bashkëpunim 
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ­, ka qenë sot në Gjirokastër ku ka kërkuar mbështetje për kandidatin e Dropullit,  Kristo Ziso. Nga ky qytet, Dule ka deklaruar se ekziston një bashkëpunim i pjesshëm mes forcës që ai drejton dhe dy partive PS­LSI, duke theksuar se këto parti mbështesin kandidatin e PBDNJ-së për Dropullin.
 
“Bashkëpunim i pjesshëm me PS­në dhe LSI­në në Gjirokastër.  Kandidati ynë për Bashkinë e Dropullit mbështetet nga PS dhe LSI”, ka thënë Dule.
  
Ai është ndalur edhe tek marrëdhëniet mes maxhorancës pas zgjedhjeve vendore, duke iu referuar disa krisjeve të koalicionit aktual.
 
“Për momentin kemi marrëveshje vetëm në letër. Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim sa sinqerisht do t’i shërbehet marrëveshjes. Nuk kemi energji dhe potenciale të mendojmë për pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Jemi të përqendruar për momentin vetëm për zgjedhjet”, është shprehur kreu i PBDNJ­së, duke shtuar se dalja nga koalicioni momentalisht mund të ndikojë në qeverisjen qendrore.
 
Dule ka folur edhe për problemet në zonat e minoritetit, ku tha se janë konstatuar manipulime edhe nga OSBE.
 
 
“Tradicionalisht në zonat e minoritetit ka pasur probleme. Ka pasur edhe tensione dhe manipulime të konstatuara edhe nga OSBE. Më shumë probleme ka pasur në Himarë dhe më pak në Dropull. Kemi ndërmarrë lëvizjet që mundeshim për të garantuar një proces të barabartë. Synojmë 4 bashkitë ku kandidojmë, kjo e vetmja gjë për të cilën investojmë për zgjedhjet e 21 qershorit”, deklaroi ai.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin