Dule: Rama e Basha të takohen
jo vetëm për reformën territoriale

Dule: Rama e Basha të takohen<br />jo vetëm për reformën territoriale
TIRANE- Kreu i PBDNJ-së njëkohësisht nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Dule thotë se reforma territoriale është një reformë madhore që do të garantojë fonde dhe opozita duhet të japë konsensusin e saj. Nga qyteti i Korçës  ku ishte i ftuar në aktivitetin e organizuar nga konsullata greke me rastin e Festës kombëtare të Greqisë, Dule thotë se Rama e Basha duhet të takohen jo vetëm për reformën territoriale por edhe për integrimin e vendit.
 
“Duhet të takohen, nuk duhet të kufizohet thjesht vetëm në reformën teritoriale administrative ky takim. Ne i kemi propozuar që duhet të institucionalizohet takimi i nivelit më të lartë të kreut të ekzekutivit dhe opozitës që krahas të tjerave duhet të trajtojnë dhe çështjen e fateve të integrimit të vendit tonë.
Nuk kemi rrugëdalje tjetër veçse të sillemi në qëndrimet tona politike si Europianë. Ka një kryefjalë që është ajo e marrjes ose jo të statusit të vendit kandidat në qershor. Fatkeqësisht gjykimi im personal është se jemi në pozita më të disfavorshme aktualisht sesa kemi qenë ose krahasuar me pozitat që ne ndodheshim para vendimarrjes së Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2010 por kjo nuk duhet që te na çojë në pozita fataliste.
 
I kemi të gjitha mundësitë të reflektojmë, të bashkëpunojmë, të japim të gjitha ato kontribute të nevojshme si mazhorancë ashtu dhe opozitë për të garantuar partnerët tanë Europian se jo vetëm e meritojë statusin e vendit kanditat në qershor por kemi edhe të gjitha energjitë potenciale që së shpejti të çelim edhe negociatat dhe të hyjmë përfundimisht në rrugën e integrimit,” tha Dule.

Dule vlerëson se reforma territoriale është një reformë madhore që do të garantojë fonde dhe do të sjellë një realitet europian. Ai i bën thirrje opozitës të japë konsensusin pasi  e gjithë infrastruktura ligjore e deri tanishme garanton barazi të plotë vendimarrje për të.
 
“Është një nga reformat madhore. Jemi në momentin e realizimit të kësaj reforme që do i japi një frymëmarrje organizimit territorial administrativ të vendit. Do të gjenerojë energji, do të garantojë fonde të cilat për pasojë do të sjellë ato mundësi zhivllimi që të gjithë kërkojnë për vendin tonë, është nga ana tjetër një reformë që do të sjelli një realitet Europian edhe përsa i përket aspektit territorial administrativ. Besoj se duhet vazhduar beteja deri në momentin e fundit derisa opozita të japë konsensusin, pëlqimin dhe kontributin e saj. E gjithë infrastruktura ligjore e deri të tanishme garanton barazi të plotë vendimarrje për opozitën.”

Dule i pyetur dhe në lidhje me debatet e zhvilluara pak ditë më parë në Parlament thotë se një debat i tillë nuk nderon askënd.

"Jemi përpjekur që Parlamenti i kësaj legjislature të jetë i ndryshëm për më shumë hapësira për opozitë. Nuk nderon askënd, gjuha e përdorur në foltoren e Kuvendit. Harrojnë shume kolege se jemi modeli për shumë bashkëqytetarë të moshave të ndryshme që podiumin e vlerësojnë më të shenjtë sesa ata që e përdorin dhe e keqperdorin"



Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie