TIRANE- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë, Gus M. Bilirakis dhe Gregory W. Meeks’, duke u shprehur shqetësimin për reformën territoriale dhe pasojave të shkeljes së të drejtave të pjesëtareve të minoritetit etnik grek në Himarë. Dy kongresmenët amerikanë ndodhen në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, Dule u shprehu kongresmenëve amerikanë vlerësimin për nivelin e lartë strategjik të marrëdhënieve midis dy vendeve, mbështetjes sistematike dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe në mënyrë të veçantë për fokusin e tyre sistematik në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.
Gjatë takimit, Dule u prezantoi kongresmenëve qëndrimet e PBDNJ për situatën politike në vend, domosdoshmërinë e reformave integruese, si edhe nevojën e gjithëpërfshirës ne to.
Në mënyrë të veçantë, paraqiti situatën aktuale në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe atyre të minoriteteve në veçanti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com