“Në Shqipëri nuk janë mbajtur asnjëherë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rrezikuara se të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar deri më sot në vëndin tonë për shkak të militantëve partiakë që janë në komisionet zgjedhore,të cilët cënojnë votën e sovranit."- tha Dule duke komentuar raportin paraprak të NDI-së dhe deklaratës së Howard Dean, se tensioni parazgjedhor cënon standardet.
Duke komentoi dhe vizitën e nesërme të Komisionerit për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle. "Shqipëria është shumë vonë me realizimin e detyrave për integrimin në Bashkimin Europian” -ka thënë më tej Dule duke nënvizuar se “BE e ka dashur integrimin e Shqipërisë më shumë se vetë shqiptarët”
Lidhur me koalicionet parazgjedhore Dule është shprehur se PBDNJ është duke punuar dhe ka siguruar se çdo koalicion para apo pas zgjedhor do të ketë si prioritet integrimin e vendit”. Në tryezën e zhvilluar më 20 mars mes PS-së dhe aleatëve, Dule nuk ishte i pranishëm.
Kreu i PBDNJ-së ka folur gjithashtu dhe për situatën aktuale, lidhur me kriminalitetin dhe apelin e qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje.Sipas tij e gjithë kjo është një situatë rëngjethëse,por rrikthimi i dënimit me vdekje nuk do të zgjidhte asgjë. “Duhet të ashpërsojmë legjislacionin ka theksuar,Dule për të minimizuar sat ë mundemi ngjarjet kriminale."- tha Dule
(sg/shqiptarja.com)