TIRANE- Kordinatorja për Marëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Grida Duma, është detyruar të paguajë rrogën e saj si ish-zv/ministre e Integrimit, për shkak të një kredi 140 mijë euro të pashlyer. Një vendim përmbarimor i nxjerë në vitin 2012 nga studjo përmbarimore “Zig”, detyron ortakët e kompanisë së ndërtimit “Kristin Konstruksion”, Roland Rexho,gruan e këtij të fundit Marinela Rexho, ortaken tjetër Grida Duma (Shqina) dhe bashkëshortin e saj Ilir Shqina, të paguajnë shumën financiare. Vetë Grida Duma, në cilësinë e ish-zv/ministres së Integrimit ka pranuar të lerë pjesën më të madhe të rrogës së saj, për llogari të studjos përmbarimore. Rezulton se Duma, mbante në llogari vetëm shumën 80 mijë lekë të vjetra, kjo si tregues i minimumit jetik. Në kopjen e Thesarit të Shtetit, tregohet pagesa e kryer nga Ministria e Integrimit për llogari të studjos përmbarimore, ndërkohë qartësohet borderoja financiare e Grida Dumes. Ndërkohë si pasojë e këtyre veprimeve përmbarimore, studjo “Zig” ka shpallur ankandin për shitjen e një apartamenti prej 118 metra katrorë në pronësi të Roland Rexhos, administratorit të kompanisë “Kristian Konstruksion”.
Dy kontratatNjë ditë më parë gazeta “Shqiptarja.com” publikoi dy kontratat e lidhura në vitin 2006 dhe 2008 mes ortakëve Roland Rexho, Grida Duma dhe shtetasve Dritan Çela dhe Nazmi Topçiu, ku tregohet shitja e dy apartamenteve me sipërfaqe 93.2 metra katrorë në katin e gjashtë dhe 95.5 metra katrorë në katin e tretë. Të dyja kontratat janë lidhur para noteres Luljeta Kongoli, dhe se apartamentet janë shitur me një vlerë prej 93 mijë e 300 euro dhe 96 mijë e 200 euro. Çudia ka ndodhur se pikërisht ditën kur lidhej kontrata për marrjen e tokës për ndërtim, atë ditë është lidhur një kontratë tjetër, mes aksionerëve dhe Dritan Çelës, ku është vendosur shitja e apartamentit. Kjo është vetëm shifra e deklaruar tek noteri, pasi mendohet se sipërfaqja e apartamentit është shitur me një vlerë më të madhe. Në periudhën kur janë shitur këto dy apartamente, Grida Duma, aktualisht kordinatore e marrëdhënieve me publikun në PD, ka qënë aksionere me 30 për qind të kuotave në kompaninë e ndërtimit “Kristian Konstruksion”. Ndërkohë 70 për qind të aksioneve i ka pasur ortaku tjetër Roland Rexho. Pikërisht për këto dy shitje, shtetasi Albert Pali i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës,ku kërkon hetimin e shtetasve Grida Duma dhe Roland Rexho. Aktualisht prokuroria ka nisur verifikimet lidhur me këtë çështje.
Një apartamentNdryshe nga marrëveshja e lidhur mes palëve, ku Grida Duma, Roland Rexho dhe pronari i tokës Albert Pali kishin rënë dakort për ndërtimin e një pallati, në këmbim të dhënies së tre apartamente, kjo marrëveshje nuk është respektuar. Siç duket për t’i mbyllur gojën pronarit të tokës, aksionerët e kompanisë së sipërcituar Grida Duma dhe Roland Rexho, kanë vendosur t’i japin një apartament Palit dhe jo tre siç ishte lidhur kontrata mes palëve. Ky apartament sipas kallëzuesit ka një sipërfaqe rreth 90 metra katror, dhe jo 283 metra katror siç ishte parashikuar në kushtet e kontratës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08