Duma përplaset me mazhorancën: Ju nuk ekzistoni, Rama e ktheu Tiranën në një ekspozitë si një qytet psikopatësh! Bushka: Kini kujdes me gjuhën që përdorni

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma nga foltorja e Kuvendit tha se ky është një buxhet mjeran dhe si në mesjetë. Nënkryetarja e PD-së nuk kurseu edhe kritikat për deputetët e mazhorancës, duke  u thënë se në fakt ato nuk ekzistojnë politikisht, pasi për to flet vetëm Edi Rama.

‘Ju s’ekzitoni, Rama tha... se ju nuk ekzistoni...Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut. Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur. Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është. Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju.

Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global. Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Ky shtet i cili ka buxhete nuk arrin dot të bëjë tre gjëra bashkë që produktin që është qumështi, patatja, qepa, ta marrë dhe ta çojë në ca shkolla. Flisni për fëmijët, keni një buxhet 0.7 euro për çdo fëmijë. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz, ka ikur në një qytet tjetër dhe as bonusi i qirasë nuk i paguhet. Ju flisni për civilizim, kjo është luftë llojesh, jo civilizimesh’- tha Duma.

E për t’ kthyer përgjigje, deputetja socialiste Klotilda Bushka i kërkoi që të respektojë kodin e sjelljes.

'Ekzistojmë, ne ekzistojmë në Kuvend, në zonat tona elektorale, nuk duhet të ngatërrohet retorika. Të ketë respekt për kodet e sjelljes. Ne jemi të gjithë me nivel dhe duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.’- tha Bushka.


Lajmi kryesor:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt