Duma refuzon ftesën e Berishës: PD duhet të ecë përpara, jo pas! Basha të dorëhiqet, s'ka mbështetjen e shumicës së deputetëve

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për t'iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit, pas humbjes në 6 mars e ku bëjnë përgjegjës kryesor Lulzim Bashën. Duma tha se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo pas, duke iu referuar Berishës si e shkuara. Ajo theksoi se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi tani më nuk ka mbështetjen e gjysmës së deputetëve demokrat.

"Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s'ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës. Në të Durrësit menduam që është jetike të qartësojmë qëndrimin e PD mbi një projekt që është i mbyllur, porti do të thotë që janë marrë 81 ha tokë dhe u janë dhënë disa oligarkëve, është afera më e madhe strategjike dhe opozita duhet ta bëjë transparente dhe qëndrimi jonë ka qenë 81 ha t'i kthehen qytetarëve, unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo pas. Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duhet ta çojmë PD drejt suksesit, perëndimit, partnerëve strategjikë", tha Duma.


Lajmi kryesor:

Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë