Duma takon Glover, kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj fushatës në Durrës

/ATSH/.- Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma gjatë një takimi me kreun e Misionit të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover, kërkoi një vëmendje maksimale të ndërkombëtarëve ndaj fushatës në këtë qytet.
Pasi foli mbi programin e saj elektoral, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve, si dhe dy rastet e dhunës ku në njërin prej tyre, Policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë.
Ambasadorja Glover siguroi që Durrësi do të ketë fokusin kryesor duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkojnë të mbledhin prova për çështjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votës.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin