TIRANË - Kreu i SPAK, Altin Dumani ndau shqetësimin me shoqërinë civile për një pjesë të gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun dhe janë në sistem por institucioni që drejton ka indicie se ende kryejnë akte korruptive Dumani theksoi në tryezë se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave.
'Kemi një numër të madh subjektesh që kemi ushtruar ndjekjen penale. Do vazhdojmë ta bëjmë sa herë kemi indicie. E kam thënë dhe një herë tjetër. Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Kemi detyrë të ushtrojmë ndjekjen penale.'
Dumani theksoi sot në tryezën e organizuar nga shoqëria civile për luftën kundër korrupsionit se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave. Në rastet e korrupsionit të gjyqtarëve SPAK ka përdorur edhe përgjimin si mjet, por për veprën penale 257 a përgjimi nuk lejohet.
'Duke marrë shkak si indicie vendimet e vettingut. Janë çështje në hetim. Jemi të kujdesshëm që persona të caktuar në SPAK bëjnë një filtrim të vendimeve të organeve të vettingut. Në rast se nga vetë përmbajtja e vendimit, krijohen indicie për vepër korrupsioni, ne kemi regjistruar procedim për veprën penale. për veprën penale 257, a, nuk lejohet përgjimi. Në rastet e korrupsioni kemi përdorur të gjithë llojet e përgjimeve apo llojet e tjera të kërkimit të provës. Për 257 a, nuk na lejohet si mjet përgjimi.'
Në aktivitet u pasqyruan të dhënat e monitorimit të aktivitetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës janar-dhjetori 2023. Gjithashtu u pasqyruan të dhënat e monitorimit të aktivitetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të njëjtën periudhë kohe, si dhe për procesin e vettingut.
Dumani nga ana e tij fton shoqërinë civile të jetë bashkëpunuese me SPAK, me analizat e saj.
'Rast i bashkëpunimit të SPAK me shoqërinë civile. Edhe më parë kam deklaruar që shoqëria civile e ftuar të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion për tematika të caktuara. Si kjo e sotmja. Sepse mund të shërbejnë analizat për institucionin tonë, për përmirësimin e performancës. SPAK kishte qenë i hapur duke vënë në dispozicion të gjithë informacionet e mundur, përveç atë sekret. Shikoj një bashkëpunim dhe ndërveprim e institucionit që drejtoj dhe dy organizatave të shoqërisë civile. Jam i hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen. Tek gjetjet, nuk do analizoj procesin e vettingut.'
Kreu i SPAK shton se ka patur edhe raste të aplikimit të ligjit anti-mafia ndaj gjyqtarëve, si dhe raste të konfiskimit të pasurive të tyre.
'Do të ndalem tek ndjekja penale për subjekte që i janë në shtuar vettingut. SPAK ka pasur dhe raste ku ka aplikuar ligjin anti mafia dhe ka konfiskuar pasuri subjekteve të shkarkuar nga procesi i vlerësimit. Në hetim ka vend për të përmirësuar. Synojnë të përmirësojmë hetimin dhe të mos bëjmë gabime. Jemi përpjekur që aktet në procesin administrativ ti përdorim në procesin penal për të gjetur prova. Është një bazë e mirë, rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova. Ne kemi në kompetencë gjyqtarë të GJK, GJL, prokurorin e përgjithshëm, anëtarë të KLGJ dhe KLD. Kemi numër të vogël subjektesh. E keni cekur pak atje nuk kemi qenë të verbër në raport me vendimet e organeve të vettingut. Kemi regjistruar procedime penale, për veprën penale të korrupsionit.'
Ndjekje penale janë ushtruar ndaj gjqyarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetueses, Apelit por edhe oficerëve të policisë gjyqësore.
'Studimi ka një kohë të përcaktuar, por sot SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Apelit, oficerë të policisë gjyqësore.
Dumani ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qendra ALTRI dhe Friends of Europe (FoE) në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane” mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, do të zhvillojë konferencën “Kontributi i Shoqërisë Civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit”.
Lajmi ne perditesim...
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe lufta kundër korrupsionit, deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pasztory theksoi se nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet.
Ajo shtoi se, janë bërë përpjekje serioze nga ana e SPAK për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve që disa vite më parë konsideroheshin si normale.
“Ajo që është e rëndësishme, të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore.
Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të patur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës.
Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykatë.
Shqipëria po shënon përparim në këto fusha. E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për ti dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsiderohej normale”, u shpreh Pasztory.
po asaj xhengos kur do i vij sahati
PërgjigjuO Zoti Dumani po drejtuesin e prokurorise Lezhe Erjon s Shehaj kur do e hetoni o i nderuar. Apo mbasi te beje keshtjella se kala ka bere.
PërgjigjuPo ish Kryetari i Gjykatës se Fierit, Roland Jaupa kur do te hetohet se kur ishte ne pune ka bler nje apartament 600 m2 me vlere 1,200000€ tek pallati mgb te brryli tirane ,i duheshin 1000 vjet rroge per ta blere kete apartament ???apo e falim kete se eshte djale i urte ???
Përgjigjukryehajdutet e shkarkuar si fillim...
Përgjigjuke drejte, ata qe kaluan vetingun me shuma marramendese le te vjedhin qe te kompesojne parate