Rama e Meta në SPAK? Dumani: 'S'ka rëndësi emri, por provat!' Nga Shkodra deklaron objektivin: Brenda 5 viteve fund pandëshkueshmërisë! S'më tremb presioni

Nga Shkodra kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani deklaroi sot objektivat e Prokurorisës së Posaçme.

"Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm. Do të thotë që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale. Objektiv i arritshëm" 

Për herë të parë kreu i SPAK reagoi dhe ndaj iniciativës së maxhorancës për krijimin e një grupi për kontrollin e institucioneve të pavarura në vend. Konfirmoi se presioni i politikës nuk i bën përshtypje as atij dhe as prokurorëve të këtij institucioni pasi kanë zgjedhur ta bëjnë këtë punë por se problemi është nëse retorika politike kthehet në diçka konkrete.

Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare. E kemi ditur se do ndeshemi me keto situata dhe mua nuk më bën pershtypje por as prokurorëve dhe problemi është nese retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar" ka thënë Dumani në takimin me studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në kuadër të një projektit të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kudnër korrupsionit.

I pyetur lidhur me hetimet ndaj Ilir Metës, Dumani tha:

‘Çështja është nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna"

Për çështjen McGonigal kërkoi durim.

"Nuk mund të përgjigjem për çëshje konkrete por thashë që cilido zyrtar mund të merret në pyetje. Shume media ne muajin shkurt e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritikë pa bërë për këtë temë por ne nuk bëjmë pubblike çdo gjë që hetojmë. Ne hetimet për këtë temë i kishim bërë që në shkurt. Ne jemi diskret në punën tonë" tha Dumani në Shkodër

Dumani deklaroi se SPAK ka kapacitetet për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën.

" Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën.  Jemi përditë në këtë luftë. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelt të lartë. 

Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

"Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Kemi  kapacitete për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale. Kemi dhe prova. Është e lodhshme, por jo e pamundur. Ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë patur individit. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale."  ka thënë Dumani mëson Report Tv. 

Tregoi dhe dy vështirësitë me të cilat po përballen  

Kemi vështirësi shumë, shpresoj në rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve. Kemi shumë vështirësi në hetim. Nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, bëjmë detyrën tonë.

Duke ndalur tek lufta kundër korrupsionit e ciila nuk është e lehtë.

"Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji. Për të qenë të sukseshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur por zgjedh të flirtosh me pushtetin"

David Backman, këshilltari ligjor i  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri vlerësori rolin e SPAK i cili duhet ruajtur si "xhevahir në Shqipëri'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
A do të merren në pyetje Rama e Meta? Dumani: Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje, problemi është nëse bëjnë ligje për të na kontrolluar

1706176622_altindumani.jpg

Në Shkodër Altin Dumani tha se objektivi në 5 vitet e ardhshme është të ketë rënë miti i pandëshkueshmërisë, zyrtarë të niveleve të larta të merren nën hetim.

Dumani u pyet nëse a do të thirret Rama për t’u pyetur për çështjen McGonigal?

Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm.
Kemi vështirësi shumë, shpresoj në rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve. Kemi shumë vështirësi në hetim. Nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, bëjmë detyrën tonë.
Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare.

E kemi ditur se do ndeshemi me keto situata dhe mua nuk më bën pershtypje por as prokurorëve dhe problemi është nese retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.

Eshtë pyetur për hetimet ndaj Metës dhe se në çfarë faze është hetimi?

Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.

 

Ora 11:22
A do të merret në pyetje Rama për dosjen Mc Gonigal? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

1706176622_altindumani.jpg

A do të merret në pyetje Rama për çështjen e Mc Gonigal

"Nuk mund të përgjigjem për çëshje konkrete por thashë që cilido zyrtar mund të merret në pyetje. Shume media ne muajin shkurt e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritikë pa bërë për këtë temë por ne nuk bëjmë pubblike çdo gjë që hetojmë. Ne hetimet për këtë temë i kishim bërë që në shkurt. Ne jemi diskret në punën tonë" tha Dumani në Shkodër
 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/01/2024 17:14

    Shume turp shkon Dumani ne shkoder dhe Pritet nga Gasper Koka Njeriu me i korruptuar ne shkoder e ne shqiperi bashke me Senaden dashnoren legjendare.. Qe skane lene student e njeri pa i marre lek dhe pasi i jane hapur 100 çeshtje penale, ja ka mbyll prokuroria! Turp i madh per shkodren qe drejtohet nga nje fshatar hajdut pa moral.

    Përgjigju
  • Turi: 25/01/2024 15:01

    Amerikanet kane te drejte per Spak qe duhet ruajtur sepse ata tani e kane tere shtetin ne dore nqs nje politikan nuk u bindet amerikaneve atehere ata i versulin kete institucion qe e kane pronen e tyre vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU