Dhuna ndaj grave, ministri Balla: Detyrë e Policisë të marrë masa parandaluese! T’u ofrojmë mbrojtje

Dhuna ndaj grave, ministri Balla: Detyrë e Policisë të marrë masa parandaluese! T’u ofrojmë mbrojtje

1708106047_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për rastin e dhunës në Fier, ku një 29-vjeçar ushtronte dhunë ndaj gruas së tij dhe i kishte publikuar në rrjetet sociale një video intime.

Balla shkruan se është detyra e Policisë së Shtetit që të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t’i mbrojtur ata.

“Policia e Shtetit Fier ka ndaluar sot një tjetër dhunues. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë edhe më shumë publike dhe ku na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë sonë. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndërsa viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

I shpërndau gruas video intime në rrjetet sociale dhe e dhunonte, pranga 29-vjeçarit në Fier


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi