I shpërndau gruas video intime në rrjetet sociale dhe e dhunonte, pranga 29-vjeçarit në Fier

FIER- Një tjetër rast i kërcënimit përmes rrjeteve sociale, ku edhe kësaj radhe ka rënë pre një tjetër 27-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, por ajo çfarë e bën edhe më të rëndë ngjarjes është se vetë bashkëshorti me duart e tij dyshohet se i ka publikuar të resë një video intime në rrjetet sociale.

Përpos kësaj, ai ushtonte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas. Për 29-vjeçarin A.B., që ka rënë në pranga, policia thotë se edhe e përndiqte të renë, ndërsa në banesë i është gjetur kanabis.

“Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Kujtojmë se 5 ditë më parë, 12 shkurt, një 27-vjeçare u vetëvra në Kamzë të Tiranës, pasi personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku i publikoi video intime në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në Patos është arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje", "Përndjekja", "Dhunimi i banesës" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Dhuna ndaj grave, ministri Balla: Detyrë e Policisë të marrë masa parandaluese! T’u ofrojmë mbrojtje

1708106047_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për rastin e dhunës në Fier, ku një 29-vjeçar ushtronte dhunë ndaj gruas së tij dhe i kishte publikuar në rrjetet sociale një video intime.

Balla shkruan se është detyra e Policisë së Shtetit që të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t’i mbrojtur ata.

“Policia e Shtetit Fier ka ndaluar sot një tjetër dhunues. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë edhe më shumë publike dhe ku na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë sonë. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndërsa viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, shkruan Balla.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/02/2024 02:15

    Kam degjuar qe Norton ka nje program per mbrojtjen e reputacionit on-line,quhet /Reputation defender/.Mendoj qe policia shqiptare do te ishte mire t'a kishte per te ndihmuar viktimat e vidiove,fotove e shpifjeve on-line.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit