Dhunimi i mjekut në Lezhë/ Bluzat e bardha ndërpresin punën: Ndihemi të rrezikuar (VIDEO)

Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambientet e spitalit të Lezhës u dhunua nga familjarët e një pacienti, mjekë dhe qytetarë kanë dalë në protestë në mbështetje të tij.

Në shenjë solidariteti mjekët kanë ndërprerë punën në spital. Ata thonë se ndihen të pasigurtë dhe kërkojnë mbrojtje pasi rastet e dhunimit ndaj tyre janë të përsëritura.

Zef Doda, u sulmua në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku u qëllua me sende të forta nga njëri prej familjarëve të një pacienti. Mjeku ka marrë dëmtime serioze, dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.  

Ndërkohë që po në ditën e djeshme një specializante në në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT u dhunua në ambientet e spitalit nga një i afërm i dehur i një pacienteje të cilës ajo po i shërbente.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite