-
Vdes pacienti në Vlorë, familjarët e dhunojnë, infermieri nuk bën denoncim: E mbyllëm
Një person ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa është dhunuar një infermier. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku infermieri i urgjencës Florian Godaj është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.
18 Maj 2019, 20:47 -
Ndryshimet në kodin penal, Manastirliu: Burg deri në 5 vite për këdo që dhunon mjekët
Gjatë takimit konsultativ me mjekët për ndryshimet në kodin penal, Manastirliu ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv dhe deklaroi se do të ketë zero tolerancë për korrupsionin në shëndetësi: “Të operojmë infeksionin në sistem”
9 Maj 2019, 13:26 -
Ndryshime në kodin penal/ Rama: mjekët s'janë djaj, mos guxoni t'u prekni një fije floku (Shigjeton opozitën)
''Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal'' tha Rama. Do të ashpërsojnë denimet.
26 Mars 2019, 12:01 -
'Pyll pa derra nuk ka, por mjekët janë humanë, s'mund t'i dhunojmë' /Flasin qytetarët
Dhuna ndaj mjekëve është kthyer në një fenomen shqetësues në ditët e fundit. Teksa mjekët protestojnë se ndjehen të pasigurtë, edhe qytetarët ankohen për probleme me shëndetësinë. Qytetarët e cilësojnë të patolerueshme dhunën por evidentojnë se u duhet të sorollaten dhe të vuajnë për të marrë një shërbim mjekësor.
13 Mars 2019, 16:28 -
Bluzat e bardha protestë kundër dhunës: Në '97-ën të gjithë u dorëzuan, vetëm mjekët qëndruan
Bluzat e bardha janë ngritur në një protestë kombëtare kundër dhunës ndaj tyre. Në Tiranë, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza u mbështetën edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila tha se ministria ka propozuar që të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve
12 Mars 2019, 11:33 -
Ministrja Manastirliu zbulon skandalin e gjykatës: Do të dal në protestë me mjekët
Personi që dhunoi një mjek në Spitalin Infektiv në QSUT, është liruar nga Gjykata, edhe pse prokuroria kishte kërkuar masë arresti me burg. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njëherazi thotë se do të dalë edhe ajon vetë në protestë me bluzat e bardha për të kërkuar drejtësi në dyert e gjykatës.
11 Mars 2019, 11:54 -
Zbulohet pse u dhunua nga familjarët e pacientit specializantja në QSUT, kolegët në protestë
Specializantët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë ngritur në protestë këtë të hënë në mbështetje të koleges së tyre e cila disa ditë më parë u dhunua teksa ishte në detyrë, nga familjarë të një pacienti të urgjencës.
11 Mars 2019, 10:23 -
Dhunohen mjeku në Lezhë dhe specializantja në Tiranë, dorëzohet njëri nga autorët: E godita se ishte i dehur
Dy mjekë u dhunuan ditën e sotme ndërsa ndodheshin në detyrë. Zef Doda, u sulmua në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku u qëllua me sende të dforta nga familjarët e një pacienti. Mjeku ka marrë dëmtime serioze, dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
7 Mars 2019, 14:03 -
Manastirliu dënon dhunën e familjarëve ndaj mjekut në spitalin e Durrësit: Sulm barbar
Ogerta Manastirliu dënoi dhunën ndaj mjekut në spitalin e Durrësit dhe bëri thirrje për dënim maksimal të agresorëve. Ajo vuri theksin në zbatimin e urdhërit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për respektimin e orareve në spital.
24 Shkurt 2019, 12:59 -
Ndërhyri për shuar sherrin mes familjarëve të dehur të pacientëve, mjeku goditet me tullë në kokë
Paraprakisht raportohet se mjeku Gerald Kola u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë tre persona, të cilët po ziheshin në ambientet e spitalit. Për ngjarjen janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar. Gazetari i Report Tv thotë se policia ka shkuar me shumë vonesë në spital, edhe pse është vetëm 200-300 metra larg.
23 Shkurt 2019, 20:01 -
Dhuna në QSUT, Tritan Kalo për Report Tv: Ja si u godit mjeku! Manastirliu: Familjarët s'do lejohen më në pavion
Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një prononcim për Report Tv ka treguar si ndodhi ngjarja. Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave.
11 Shkurt 2019, 12:40 -
Familjari i pacientit dhunon mjekun e Infektivit në QSUT, ministrja e Shëndetësisë: Akt barbar! Ndryshime në Kodin Penal
Mesditën e djeshme rreth orës 13:30 është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga i afërmi i një pacienti. Mjeku Genc Stroni është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi.
11 Shkurt 2019, 10:13