DURRËS - Afrimi i festave të fundvitit ka bërë që Drejtoria e Policisë së Durrësit dhe Policia e Portit të marrë masa shtesë, me qëllim kontrollin dhe lehtësimin e procedurave në kufi.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, me rastin e festave te fundvitit, me qellim përballimin me sukses të fluksit të lëvizjeve të shtetasve dhe mjeteve në hyrje dhe dalje nëpërmjet kufirit shtetëror, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka marrë masa të ndryshme.
MASAT E MARRA NGA POLICIA PËR FESTAT E FUNDVITIT
Janë planifikuar shërbime policore shtesë në pikën e kalimit kufitar Port, Durrës. Kështu në dispozicion të qytetarëve do të jenë 30 sportele, të cilat do të mundësojnë përpunimin në kohë reale të personave dhe mjeteve, që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet PKK-së Port Durrës.
Janë marrë masat për lehtësimin e procedurave në kufi duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në bashkëpunim me Autoritetin Portual, Degën e Doganës, Shërbimi Fitosanitar, Kapitenerinë e Portit si dhe Agjensitë Detare.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, janë marrë masat për koordinimin e veprimeve me qëllim rritjen e sigurisë, mbajtjen në kontroll të kontigjentit kriminal me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme.
Janë marrë të gjitha masat për forcimin e kontrollit në kufi me qëllim parandalimin dhe goditjen në vazhdimësi të trafiqeve të paligjshme, trafikimin e lëndëve narkotike, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumenta të falsifikuara si dhe kapjen e personave në kërkim.
Janë marrë masa dhe në drejtim të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare dhe vijës bregdetare në juridiksionin e Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen nëpërmjet vijës bregdetare.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës është angazhuar maksimalisht që me efektivët e saj te garantoje lëvizjen e lirë dhe të sigurt të shtetasve, mjeteve dhe mallrave në hyrje /dalje në Pikën e Kalimit të Kufirit Durrës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com