DURRES- Këshilli i Qarkut të Durrësit është përfshirë nga debate për shitjen e votës gjatë procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në krye të këtij Këshilli është zgjedhur Alfred Mullaraj, pas një mbledhje që zgjati rreth 5 orë.
Pas zgjedhjes së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i cili ka marrë pjesë si vëzhgues në këtë mbledhje, ka akuzuar të majtët, se ashtu si në Korçë korruptuan edhe këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit.
Kandidati i Partisë Socialiste, Alfred Mullaraj, ka marrë 26 vota duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Rezart Tusha, ka marrë 20 vota.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com