DURRES- Një 29-vjeçar nga Durrësi akuzohet për vjedhjen e 15 çadrave dhe shezlongeve. Pas denoncimit të rastit të vjedhjes nga pronari i tyre, 29-vjeçari Mario Kapedani është arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi dyshohet se i ka shitur ato për skrap në pikat e grumbullimit.
Ngjarja e ndodhur në 5 maj të këtij viti, ka bërë që ndaj Mario Kapedanit të fillojë procedimi penal për vjedhje.
Po kështu, ndaj këtij personi rëndon edhe vepra penale e “Mashtrimit”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur masën e arrestit me burg për 29-vjeçarin.
Ndërkaq, materialet proceduriale të përpiluara iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor të qytetit për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com