Durrës, arrestohet 51- vjeçari
bllokohen 1300 paketa

Një 51- vjeçar është arrestuar nga një operacion i policisë për mallrat kondrabandë. Në pranga ka rënë Bujar Leka, banues në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Lekës, janë gjetur 1300 paketa të cilat ishin pa pullë, si dhe mallra të tjerë pa faturë tatimore.

Mësohet se Bujar Leka është arrestuar edhe më parë për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smoking".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.

Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;

• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

I arrestuari ka qenë I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë" dhe " Fshehja e të ardhurave" parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë