DURRES- Sot në mëngjes me tragetin e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur 5 automjete zjarrfikëse të cilat do t’i shtohen arsenalit të këtij shërbimi në vendin tonë.
Ky është një kontingjent mjetesh të cilat janë dhuruar nga shërbimi homolog austriak i landit Voralberg të Austrisë.
Automjetet u dorëzuan nga pala austriake në portin detar të Durrësit.
Veç dhurimit, austriakët kanë marrë përsipër edhe instruktimin e ekuipazheve që do të përdorin këto mjete.
Sipas drejtuesve të Shërbimit Zjarrfikës të vendit tonë, 4 prej automjeteve do të përcillen për zonat verilindore Lezhë, Rrëshen e Pukë, dhe njëri në Tiranë.
Shërbimi Zjarrfikës austriak e ka nisur ndihmën për shërbimin zjarrfikës shqiptar që në vitin 2003.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com