DURRËS - Në portin detar të Durrësit nuk mund të ankorohen anije me tonazh 40 mijë tonësh për shkak se baseni i tij nuk e lejon diçka të tillë. Edhe pse është folur gjatë për thellimin e portit kryesor të vendit edhe ky vit u mbyll pa e realizuar një projekt të tillë.
Drejtori i Portit të Durrësit, Selim Belortaja, bëri të ditur se nuk mund t’i hynte një aventure të tillë me të dhënat e vitit 2011 pasi relievi nënujor i basenit, kanalit hyrës dhe kalatave ka pësuar ndryshime.
Gjithashtu, sipas tij, i vetmi financues që doli i gatshëm për projektin e thellimit të portit, BERZH, që në atë kohë argumentoi se me kredinë që mund të lëvrohej, porti nuk do të ishte në gjendje të shlyente këstet e kredisë.
Tashmë Autoriteti Portual Durrës ka planifikuar që në buxhetin e vitit 2015 të përfshijë fondin për hartimin e projektit të ri për thellimin e portit dhe më pas gjetjen e një skenari sa më të leverdisshshëm për financimin e tij.
Ndërkohë drejtori Belortaja nuk harroi të shtojë se porti po punon me kapacitet të plotë për pritjen dhe përcjelljen e udhëtarëve për festat e fundvitit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com