DURRES- Vajza 13-vjeçe që denoncoi babanë për dhunë fizike dhe vepra të turpshme është marrë në pyetje nga grupi hetimor i qytetit bregdetar në prani të psikologes. 
 
Ajo ka deklaruar se babai i saj, 56-vjeçari me inicialet Q.L. ka tentuar që të abuzojë seksualisht kur ishte vetëm në banesë.
 
"Babai ka tentuar të abuzojë seksualisht me mua. Kur kam qenë vetëm me të në shtëpi më prekte në vende intime. Ka rreth një vit që tenton të më prekë dhe kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale" është shprehur vajza në prani të psikologes.
 
56-vjeçari u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe një armë dhe fishekë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vepra të turpshme", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe "Dhunë në familje"parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com