Deti i trazuar, prej motit të keq gjatë ditës së sotme, ka nxjerrë në breg një trup të dekompozuar në zonën e Currilave në Durrës.

Sipas burimeve të policisë së qytetit bregdetar kufoma i përket seksit mashkull dhe mendohet se është rreth moshës 42 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë parë në breg trupin e pajetë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e vdekjes.