Një vrajse tronditi sot qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi pranë godinës së tatim-taksave në rrugën “Skënderbej”.Sipas burimeve të policisë viktima është Gentian Zguri, 35 vje. Fillimisht u tha se ishte i punësuar në një firmë private ndërtimi në Tiranë, por më vonë policia sqaroi se ishte pronar i nje lokali ne Tirane dhe se kishte pasur precedente penale per trafikim droge.

Zguraj u qëllua me dy plumba nga një armë me silenciator, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët. Nuk dihen motivet e qarta për këtë vrasje megjithatë një pistë sipas policisë mund të jetë edhe hakmarrja .Po sipas policise, Zguri, ka perdorur me pare mbiemrin Gashi.