Durrës, fëmijët dhunë ndaj
4 prindërve, policia i mbron

Durrës, fëmijët dhunë ndaj<br />4 prindërve, policia i mbron
Policia e Durrësit ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje për katër prindër të keqtrajtuar nga fëmijët e tyre dhe ndjek në gjendje të lirë një 38 vjeçar sepse ka rrahur babain e tij 72 vjeç. Në komunikatën e shpërndarë sot nga Drejtoria e policisë së këtij Qarku mësohet se në katër familje të ndryshme, djem të moshave nga 18 deri në 38 vjeç kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tyre. Në një rast edhe grabitjen.
Kështu sot është lëshuar urdhri i menjëhershëm për mbrojtje për një 51-vjecar, banues në Durrës, i cili pretendon se djali i tij, shtetesi E.Z., 18 vjec, ushtron ndaj tij dhunë fizike e psikologjike.

Po ashtu është marrë në mbrojtje një nënë 58-vjecare, banuese në Durrës, e cila deklaron se djali i saj, shtetasi F.B., 31 vjec, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Gjithashtu një 61-vjecar, banues në Durrës, i cili pretendon se djali i tij, shtetasi O.T., 21 vjec, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet bazuar ne Ligjin Nr. 9669 date 18.12.2006 iu dërguan Gjykates së Rrethit Gjyqesor Durres.
Po kështu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të dëmtimeve të tjera me dashje shtetasi G.K., 38 vjec, banues në Gjepalaj, për arsye se dyshohet se për motive të dobëta, rreth orës 14.30 të datës 09.12.2011, ka rrahur babain e tij 72-vjecar.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online