DURRES- Një sasi prej 80 predhash që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në fshatin Shetaj të komunës Ishëm Durrës. Një banor i zonës, me inicialet SH. C i cili po punonte për hapjen e themeleve të banesës së tij hasi në predha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime Policie, ndërkohë që pritet të shkojnë edhe specialistë të njësisë Antieksploziv per te kryer veprimet e mëtejshme.
Kjo është hera e katërt q ënë këtë zonë janë gjetur predha që i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në 1976 në këtë zonë u zbuluan mbi 400 predha. Në 1990 dhe 2009 u zbuluan predha të tjera.

Rreth 200 predha janë zbuluar mbrëmë në Bërzhitë, gjatë punimeve të autostradës Tiranë – Elbasan.
(sg/shqiptarja.com)