Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit: Dorian Deda 18 vjeç, Artur Prenga 21 vjeç, Alban Kaçorri 19 vjeç, dhe Lek Kaçorri 49 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
Në sajë të veprimeve hetimore, policia ka zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje, kryesisht banesash, të kryera nga shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:
1. Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;
2. Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55 vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;
3. Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;
4. Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe, ku kanë marrë 50 000 lekë;
5. Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.L.58 vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.
6. Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.
7. Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.
8. Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale, një televizor, një Laptop; telefona celularë; një gur fresibël dhe sende të tjera.
Sipas policisë, D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.
Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vjedhja"dhe"Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale"në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 dhe 287/b të Kodit Penal.
(er.nu/shqiptarja.com)