DURRES- INUK është zhvendosur në Durrës dhe ka nisur punën për evidentimin e objekteve të ndërtuara pa leje përgjatë rrugës Plepa-Rrogozhinë, që përshkon të gjithë fashën detare të kësaj zone.
Inspektorët e INUK-ut e nisën punën në zonën e Shkëmbit të Kavajas për t’u zhvendosur gradualisht drejt Rrogozhinës.
Sipas sqarimeve të inspektoreve të kësaj njësie, fadromat do të orientohen kryesisht drejt pikave të karburanteve të cilat janë ndërtuar pa leje dhe janë jashtë kondicioneve të përcaktuara me ligj.
Pas procesit të verifikimeve të objekteve të ndërtuara pa leje, gjatë ditëve në vazhdim do të nisë puna për prishjen e tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com