TIRANE-  Dy italianë dhe një shtetas nga Shijaku që u arrestuan katër ditë më parë në qytetin e Durrësit si të dyshuar për akuzën e trafikut të armëve luftarake, nuk do të hetohen për këtë vepër penale por për "Armë mbajtje pa lejë".

Riçardo Gagliardi, Antonio Muarizio Carriero, dhe Orlandi Smoqi kanë dalë dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur me masën e sigurisë personal. Gjatë zhvillimit të seancës, tre të arrestuarit përpara gjyqtarit Guri Brahimllari kanë pohuar se nuk kishin për qëllim trafikun e armëve drejt Italisë, por dy automatikët ia kishte dhuruar shtetasi Shqiptar Orlandi Smoqi, me të cilin kishin lidhje shoqërore.

Në pretendimet e tyre të arrestuarit thanë se armët kallashnikov model 56, i kishin marë për ti mbajtur në shtëpi si relike dhe muzeale. Por këto pretendime janë rezuar nga gjykata e cila, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". Gjatë leximit të kërkesës përfaqësuesi i prokurorisë i bërë me dije gjykatës së në këtë rast nuk ekzistojnë provat që të faktohet "Trafiku i Armëve" dhe për pasojë është bërë ndryshimi i akuzës nga trafik në mbajtje pa lejë të armëve.

Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencën juridike për këtë çështje, duke urdhëruare që dosja tashmë ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit. Dy italianët Riçardo Gagliardi dhe Antonio Muarizio Carriero u arrestuan pas dyshimeve të policisë se ata kishin blerë kallashnikovët në shtetasi nga Shijaku Orlandi Smoqi.
(sg/eq/shqiptarja.com)