Durrës, kapen 43 kg kanabis
Vlorë, asgjësohet një parcelë

Durrës, kapen 43 kg kanabis<br />Vlorë, asgjësohet një parcelë
Dy persona janë vënë në pranga nga policia, në Durrës dhe Vlorë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Durrësit ka vënë në pranga Prel Kolnikajn, 43 vjeç, banues në fshatin Kulnikaj, në Malësi të Madhe.

Arrestimi i 43-vjeçarit është bërë pasi gjate kontrollit të ushtruar në bagazhin e autoveturës Ford Focus me targa CG916RG, u gjend nje çante me 68 pako me përmbajtje masë të thatë bimore që dyshohet të jetë narkotike e llojit kanabis sativa, që pas peshimit rezultoi në peshën 43.1 kilogramë.
Automjeti në fjalë do të nisej me tragetin “Michela” për në Bari ku ishte edhe destinacioni i lëndës narkotike.
 
NË VLORË
Ndërkaq Policia e Vlorës, ka vënë në pranga Leven Merkaj, 47 vjeç, pasi kishte mbjellur kanabis sativa në një parcelë në pronësi të tij. Parcela me lëndën narkotike ishte në fshatin Shkallë dhe i arrestuari është mbajtur në vezhgim nga policia.

Merkjaj sapo ka diktuar forcat policore ka kundërshtuar arrestimi dhe është larguar duke u fshehur në zonën përreth këtij fshati. Pas arrestimi të tij, policia ka asgjësuar edhe lëndën narkotike. Ndërkaq puna në terren e policisë vazhdon me 8 grupe kontrollesh.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi