DURRES - Dy shtetas gjermanë janë prangosur sonte në mbrëmje nga Policia e Portit të Durrësit pasi, gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, u gjetën 10 kg marijuanë.
Frenz Andreas, i lindur më 26 shkurt 1972 dhe Thoman Nico, datëlindja 26 mars 1979, të dy nga Berlini, ndodheshin në sheshin e portit ndërsa përpiqeshin të futeshin bashkë me automjetin e tyre tip Volkswagen me targa BRC 5795 në një nga tragetet e linjave për në Itali, mësoi Shqiptarja.com
Marijuana është gjetur nga qeni i antidrogës ndërsa, përveç arrestimit të tyre, forcat e rendit kanë sekuestruar edhe mjetin e dy gjermanëve.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera pasi ende po hetohet por dyshohet që me shumë siguri droga të jetë blerë në Shqipëri. Nuk përjashtohet që gjatë ditës së nesërme krerët e policisë së Durrësit të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com