Durrës, kapet në port italiani, do
trafikonte 21 kg kanabis drejt Italisë

Durrës, kapet në port italiani, do<br />trafikonte 21 kg kanabis drejt Italisë
DURRES - Një shtetas Italian u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e Durrësit pasi akuzohet se ka tentuar të trafikojë drejt Italisë 21.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Arrestimi i tij është kryer në portin e Durrësit.

Sipas policisë së Durrësit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 (të 30 shtatorit)  Mattia Padovani, 33 vjeçari nga Ferrara e Italisë, ka qenë duke imbarkuar në tragetin  Ventouris Ferris te linjes Durres – Bari, kur shërbimet që operojnë në Portin e Durrësit në drejtim të kontrolleve antidrogë përzgjodhën për kontroll automjetin në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit të autoveturës së markës Alfa Romeo me targa BB583TZ, dhe gjatë kontrollit ne 4 gomat e tij u gjeten 20 pako të mbeshtjella me natriban, brenda së cilave një sasi lënde e cila per nga ngjyra dhe karakteristikat dyshohet si narkotike e llojit  Kanabis Sativa.

“Nga peshimi lënda narkotike rezultoi në peshën e 21.5 kilogramëve. Materialet proceduriale të rastit iu përcollën Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per vepren penale  “Trafikim i lendeve narkotike“- thuhet në njoftimin e policisë. Së Durrësit. Arrestimi i Padovanit u krye sot në mëngjes në orën 04:00

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë