Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:
Policia e Durrësit vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë. Lëvizte në qytet me armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një shtetas me precedentë penalë të mëparshëm. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Alban Skonja 34 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje me armë. Në lagjen Nr.17, bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i'u
gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri pistoletë tip TT;
• 7 fishekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











