DURRËS- Katër shtetas janë arrestuar nga sektori i krimeve të rënda pasi kishin marrë peng 27 – vjeçarin me iniciale ,M.K, mbrëmjen e të hënës së kaluar. Të ndaluarrit janë shtetasit Fatjon Bila, Besjan Xhixha, Arbër Çollaku, A.M, të katër banorë në Fushë Krujë.
Pas një konflikti për motive të dobta xhelozie katër shtetasit kanë marrë peng mbrëmë rreth orës 23.30 në shëtitoren Taulantia në Durrës 27 – vjeçarin dhe e kanë transportuar drejt Fushë Krujës. 27 – vjeçari transortohej me një autoveturë të tipit Ford Mondeo me targa AA 436 BD.
Komisariatet e policisë së Durrësit dhe të Krujës kanë arritur të bllokojnë automjetin në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.
Katër shtetasit e arrestuar akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. Ndërkohë çështja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.
(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com