Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili mashtronte qytetarë të ndryshëm për punësim në Kazakistan, duke iu marrë shuma të ndryshme parash.
Sipas policisë, bëhet e ditur se në pranga ka rënë Mesuli Masati 40-vjeç i cili për policinë është i skeduar edhe më parë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ madje ai është dënuar me 5 vite për këtë.
Arrestimi i tij është bërë pas disa denoncimeve të bëra në polici nga disa qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë deklaruar se ai iu ka marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do punësoheshin në Kazakistan.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com