DURRES- Një punonjës i portit të ri të peshkimit në Durrës është mbytur mesditën e sotme. Sipas të dhënave nga policia, viktima është Milan Sinjari, rreth 30 vjeç, nga fshati Borakë i rrethit të Durrësit.
 
Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së viktimës, por policia dyshon për atak kardiak, pasi ka hyrë për t’u larë në det, ose si pasojë e ndonjë aksidenti në punë.
 
Polumbarët kanë nxjerrë trupin e pajetë të viktimës, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)