Një 39-vjeçar turk është arrestuar në Durrës, ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij. Mbi çiftin turk rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve. Sipas uniformave blu, shtetasi Muhammed Aydogmus, banues në Turqi, së bashku me gruan e tij, N. A., 34 vjeç, dhe dy fëmijët, kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com