Durrës, morën peng dhe rrahën
19-vjeçarin, kapen dy autorët

Durrës, morën peng dhe rrahën<br />19-vjeçarin, kapen dy autorët
Policia e Durrësit ka prangosur sot dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng për disa orë dhe kanë rrahur në automjetin e tyre 19-vjeçarin F.L.

Policia bën të ditur se, në pranga kanë rënë: Denis Kaziu 23-vjeç dhe Faslli Musej 26-vjeç, pasi në lagjen Nr.18, Durrës, për motivë të dobëta, kanë goditur me sende të forta F.L. 19 vjeç.

Më pas e kanë marrë me forcë me makinë dhe e kanë dërguar në lagjen Nr.15, Porto-Romano, ku përsëri e kanë rrahur dhe me pas e kanë lënë të lirë.

Pas kallëzimit të të riut, policia ka identifikuar dhe kapur dy autorët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet