Njoftimi i policisë:
Specialistët për Narkotikët godasin një tjetër rast prodhimi lëndësh narkotike e llojit Marjuanë.
Sekuestrohen 1 kg e 654 gr Marjuanë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një rast prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Afrim Agasi 46 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Nga informacionet e disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të mësipërm është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 1 kg e 654 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com










