Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare me inicialet L.A banuese në qytetin bregdetar.
 
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 48-vjeçari Ardian Molla, banues në Durrës.

Mësohet se ai po ashtu i  ka vjedhur të resë edhe telefonin celular.
 
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vepra të turpshme"dhe”Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com