TIRANE- Zbulohet skandali i radhës i Ministrisë së Transporteve, që ka të bëjë me Portin e Durrësit. Pas dhënies me koncencion të portit një kompanie private, oferta të cilat u hapën vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, tashmë Autoriteti Portual nxjerr në shitje edhe mjetet dhe mekanizmat e terminalit të Kontenierëve.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë autoveturë, saldatriçe, apo vegla pune, por për vinça që kushtojnë miliona euro, për koka trajlerash apo trajlera, me vlera shumë të mëdha monetare.
Të gjitha këto, janë makineri që buxhetit të shtetit i kanë kushtuar vlera të mëdha monetare, pasi janë të prodhuara pas vitit 2000.
Kështu, sipas njoftimit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Autoriteti Portual i Durrësit do të zhvillojë një ankand të hapur, për shitjen e mjeteve dhe mekanizmave, të cilat përdoren për përpunimin e kontenierëve.
Bëhet fjalë për jopak, por për vinçat portualë MHC 200 me spreder dhe MHC 15 me spreder, Rotator per spreader, Reachstacker CS45KS, Autovinc FDC320, Autovinç kalmar DCD70-40 E5, Pirun Hyster H 250XL, Kokë
Tërheqëse Scania, Porto Konteiner, etj.
Në buletinin e 19 gushtit të APP-së, thuhet, se vlera fillestare e shitjes së të gjitha mjeteve është 520 702 052 lekë. Vlera duket e madhe në vetvete, por më e ulët sesa kanë kushtuar makineritë kur janë blerë me paratë e buxhetit të shtetit, ndërsa ofertat do të hapen me datën 2 shtator 2013.
Shitja e fundit që pritet të bëhet në muajin shtator, pas dhënies me koncencion, do ta lerë portin më të madh të vendit, një ndër pikat strategjike në vend të hyrje-daljeve të njerëzve dhe përpunimit të mallrave, pa asnjë kontroll apo menaxhim nga shteti.
Porti i Durrësit, që prej datës 19 gusht, kur njoftimi u publikua ne buletinin e APP-së, zyrtarisht është i dhënë me koncencion. Ky i fundit u zhvillua 3 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, fakt i denoncuar të djelën nga televizioni “A1 Report”.
Por, ky koncencion elektoral, u bë publik që në fillim të muajit maj nga gazeta “Shqiptarja.com”, e cila shkroi në atë kohë, se disa tendera po përgatiteshin dhe njëri prej tyre, ishte dhënja me koncension e portit të Durrësit.
Dyshimet lindën, pasi ky koncension po zhvillohej pak para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa njoftimet zyrtare për të nuk ishin publikuar në asnjë prej faqeve zyrtare online të Portit të Durrësit apo Ministrisë së Transporteve.
Redaksia Online
(g.s/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com