Durrës, PD bashkon votat me
të majtën për paketën fiskale

Durrës, PD bashkon votat me<br />të majtën për paketën fiskale
Këshilli bashkiak në Durrës ka miratuar paketën e re fiskale, e cila këtë vit ka marrë edhe miratimin e opozitës.
 
Këshilli bashkiak ka miratuar me unanimitet me 37 vota pro paketën fiskale, e cila mbetet në nivelin e paketës së vitit të kaluar me disa ndryshime të vogla.
 
Kryetari i komisionit të ekonomisë Alfred Mullaraj ka shpjeguar ndryshimet, duke theksuar se kemi ulur taksat për familjet që janë pjesë e zonës ë Sukthit, Manzës dhe Ishmit.
 
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako iu është drejtuar këshilltarëve të opozitës se propozimet tuaja do ti miratojmë, duke hedhur poshtë propozimin që bizneset që hapen për herë të parë nga të rinj deri në 25 vjec të përjashtohen nga tatimet.
 
Dako ka deklaruar se do taksohen njëlloj bizneset e zonës turistike nga Gjiri i Lalëzit deri tek Shkëmbi i Kavajës njëlloj si bizneset e Durrësit.
 
Këshilltari i Partisë demokratike Armand Teliti është shprehur se nuk ka bërë një zonifikim të qartë të bashkisë së krijuar pas reformës territoriale duke penalizuar në këtë mënyrë bizneset e zonës rurale.
 
Teliti ka akuzuar bashkinë se nuk po përdor me eficencë fondet e investimeve.
 
Këshilli bashkiak ka miratuar më pas edhe 8 pika të tjera që ishin në rendin e ditës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet