DURRES- Prishja e një muri është bërë shkak për plagosjen e dy pjestarëve të familjes Bajrami në Durrës. Sherret e murit të prishur kanë çuar fqinjin e tyre të humbasë toruan duke marrë amrën e gjahut dhe të qëllojë babë e bir Ymer dhe Ajet Bajrami, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, ndërsa fqinjët e tjerë kanë mbetur të shokuar kur kanë parë skenën e krimit. Pas lajmërimit të policisë, Inspektorë të Hetimit të Krimit janë paraqitur në vendin e ngjarjes duke nisur këshu procedurat e para hetimore. Pas marrjes në pyetje të pjestarëve të familjës së dëmtuar rezultoi se autor ishte pikërisht fqinji i tyre. Disa orë autori i ngjarjes Idrit Shahini u largua duke u fshur tek disa të afërm të tij. Gjatë një pune të mirë hetimore dhe kërkimore u bë e mundur gjetja e autorit që la të plagosur bab e bir. Të dëmtuarit u dërguan menjëhërë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë. Aktualisht Ajet dhe Ymer Bajrami rezultojnë jashtë rrezikut për jetën ndërsa në pranga ka rënë Idrit Shahini. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale çiften me të cilën ishte kryer vepra penale.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(shqiptarja.com)








