DURRËS - Forcat e policisë së Durrësit ndaluar sot në mesditë një 26-vjeçar, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike e përgatitur për shitje.
 
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Arjan Sado, 26 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 500 doza canabis sativa, me një peshë të përgjithshme prej 4 kg.
 
Sipas të njejtave burime, lënda nakrotike ishte përgatitur për t’u shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Tashmë hetimet janë përqëndruar në identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)