DURRËS - Dy persona të kërkuar janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ditën e sotme. Krahas tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur edhe kapjen e një personi të tretë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.
1-Shtetasi Oresti Liço, 22 vjec, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datës 02.05.2012 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
2-Bledi Xhani, 22 vjec, banues në Durrës, shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datës 02.05.2012 e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
3-Shtetasi Fatmir Mema, 49 vjec, banues në Xhafzotaj Durrës. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 17.04.2012 pasi autoritetet e drejtësisë të Catanzaros në Itali e kanë dënuar me 20 vjet burgim dhe kanë lëshuar Urdhër Arresti për këtë shtetas për kryerjen e veprave penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë, të parashikuara në Kodin Penal Italian.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com