DURRËS - Në qendër të qytetit të Durrësit, në sheshin “Liria” është zhvilluar një protestë për mbrojtjen e shatërvanit historik.

Në protestë nuk kanë qenë të pranishëm më shumë së 10 qytetarë durrësakë, por ata janë shprehur të vendosur për ruajtjen e shatërvanit 86-vjeçar përballë bashkisë së qytetit në sheshin “Liria”. Projekti i ri i Bashkisë Durrës, për rikonstruktimin e qendrës të këtij qyteti, parashikon dhe zhvendosjen e këtij shatërvani diku tjetër.

Organizatorët e protestës kërkojnë, në emër të traditës dhe ruajtjes të identitetit të qytetit, mos prekjen e shatërvanit dhe rishikimin e projektit të Bashkisë.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)