Durrës, Rama i jep
teserën e PS, Saliut

Durrës, Rama i jep<br />teserën e PS, Saliut
DURRËS - 300 të rinj kanë marrë teserën e anëtarësisë së Partisë Socialiste vetëm në qytetin e Durrësit. Mes tyre, ka qenë edhe i riu durrsak me emrin Sali, i cili jo pa qëllim ka tërhequr vëmendjen e kryesocialistit Rama dhe pjesëmarrësve në aktivitet. “Sali, sot t’i bëhesh anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sot ty të jepet mundësia t’i japësh emrit tënd lavdinë e humbur”, i është drejtuar Rama një prej anëtarëve më të rinj të Partisë së drejtuar prej tij.
Përtej ironisë me kundërshtarin e tij politik, Rama është shprehur i vendosur për zgjerimin e hapësirës së PS.
“Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është shumë më tepër sesa regjistrimi formal në një forcë politike si kjo e jona. Është shumë më tepër sesa edhe ajo që ju keni bërë deri më sot si mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Socialiste. Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është angazhimi që ju të bëheni pjesë e kësaj bashkësie ku secili të pranojë të marrë përsipër rolin e vet, aty ku e ka, aq sa i takon, për të bërë që të gjithë së bashku si skuadër që ne të fitojmë dhe për të bërë të gjithë së bashku që ne të vendosim një e nga një gurët e atij muri që duam të ngremë në historinë e re të këtij vendi”, tha ai në aktivitetin e organizuar në Durrës.
Pas kongresit të 5 nëntorit një prej objektivave për të gjithë strukturat e Partisë Socialiste ishte rritja e numrit të anëtarësisë së PS me 30%, proces që ka startuar me Durrësin.

(aq/shqiptarja.com)







  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane