DURRËS – Një aksident ka ndodhur sot në segmentin Sukth-Mamëz ku ka gjetur vdekjen një grua 60-vjeçare e quajtur Lule Nikaj. Vdekja ka ardhur si pasojë e përplasjës së fortë.
 
Mjeti që e ka shkaktuar aksidentin është një Benz me targa AA 450 CC.  Drejtuesja e mjetit, Valbona Lokaj, 23 vjeçe, nga komuna Sukth, sëbashku me  një pasagjer u transportuan në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, sepse pas përplasjes, mjeti është përmbysur. Lokaj nuk ka pësuar dëmtime të rënda, ndërkohë që është nën trajtim, pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)