DURRES- Të majtët dhe të djathtët në qytetin bregdetar të Durrësit bashkohen kundër sjelles së armëve kimike siriane në vendin tonë.

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, mori pjesë në një bashkëbisedim me qytetarët, ndërsa theksoi se vendi ynë ka detyrime ndaj NATO-s, u shpreh se është kundër ardhjes së këtyre armëve në vendin tonë.

Në të të njëtën linjë me kreun e bashkisë, ishin edhe dy deputetet Demokratë të qytetit të Durrësit, Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi.

Nëse qeveria merr vendim për demontimin e armëve kimike në vendin tonë, ato fillimisht pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)