DURRËS – Të rinjtë romë do të angazhohen për herë të parë në një projekt që synon rritjen e sigurisë në Durrës.
Qëllimi i këtij projekti të ministrisë së Brendshme me ndihmën e Suedisë, është focimi i bashkëpunimi midis Policisë Shtetit, komunitetit rom si dhe institucioneve arsimore e pushtetit lokal në qarkun e Durrësit, në funksion të zgjidhjes së problemeve të sigurisë publike, përmirësimit të marrëdhënieve të komunikimit dhe dialogut.
Projekti synon të informojë fëmijet dhe prindërit romë mbi të drejtat dhe detyrimet që lidhen me sigurinë; të promovojë rolin pozitiv të oficerit të policisë tek fëmijët dhe të rinjtë romë dhe joromë, që frekuentojnë shkollat; të forcojë njohuritë e stafit policor mbi kulturën rome dhe politikat e përfshirjes sociale të grupeve në nevojë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com