Tentoi të grabiste në një pallat, policia arrestoi 31 vjeçarin nga Lushnja. Pas disa informacioneve të marra në rrugë operative blutë e Durrësit bënë të mundur arrestimin e Roberton Cërrias i cili tentoi të grabiste në një pallat në lagjen nr 3 të qytetit. Ndërkohë gjatë kontrollit të tij u sekuestruan 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, 1 palë gërshërë metal prerëse një thikë dhe një palë pinca.
Nga hetimet paraprake të bluve të qytetit bregdetare rezulton se Cërria është një person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
/Shqiptarja.com
Nga hetimet paraprake të bluve të qytetit bregdetare rezulton se Cërria është një person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.








